Përballja në Norvegji, Dardanët shpresojnë në përkrahjen e tifozëve shqiptarë

Basketboll

Përballja në Norvegji, Dardanët shpresojnë në përkrahjen e tifozëve shqiptarë

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 15:14
Përballja në Norvegji, Dardanët shpresojnë në përkrahjen e tifozëve shqiptarë

Më 25 Nëntor, Kosova përballet me Norvegjinë në udhëtim, në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025.

Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00 në Bergen, në palestrën “Haukelandshallen”. 1200 bileta kanë dalur në shitje, duke respektuar masat anti-Covid në Norvegji.

Basketbollistët e Kosovës shpresojnë në përkrahjen nga tifozët shqiptarë në Norvegji, ashtu siç i kanë përkrahur në çdo përballje që kanë zhvilluar si mysafirë.

Gjithashtu kjo është një mundësi e mirë për diasporën shqiptare në Norvegji të përkrahin basketbollistët e Kosovës në këtë ndeshje shumë të rëndësishme.

Kjo është hera e parë që takohen Norvegjia dhe Kosova, ndërsa për norvegjezët është ndeshja e parë kualifikuese pas 20 vjetësh.

Dardanët, pas sfidës me Norvegjinë, më 28 Nëntor takohen me Danimarkën në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat