Norvegjia me dy lojtarë që luajnë në Spanjë, mobilizohet kundër Kosovës  

Basketboll

Norvegjia me dy lojtarë që luajnë në Spanjë, mobilizohet kundër Kosovës  

Nga: Kemajl Goca Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 18:48
Norvegjia me dy lojtarë që luajnë në Spanjë, mobilizohet kundër Kosovës  

Harald Eika Frey luan për ekipin Oviedo në basketbollin spanjoll dhe ka mesatarisht 17.7 pikë deri më tani në sezonin LEB Oro.

Të enjten, 24-vjeçari do të drejtojë Kombëtaren e Norvegjisë kundër Kosovës, në startin parakualifikues të Kampionatit Evropian, sfidë që luhet në palestrën e sportit në Bergen. 

Selektori i Kombëtares së Norvegjisë, Mathias Eckhoff, është i kënaqur me përparimin e Harald Frey në basketbollin spanjoll dhe mezi pret fillimin e ndeshjes parakualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Kosovës. 

Ndeshja luhet nesër në orën 19.00.

“Jam optimist i matur, por është e pamundur të dimë kaq shumë sepse nuk kemi dalë dhe nuk kemi luajtur ndeshje.

Të gjitha sportet ekipore kanë të bëjnë me lojëra dhe kundërlojëra, ne duhet të dalim dhe të luajmë e të shohim se si është dhe si e trajtojnë lojtarët tanë këtë”, thotë Eckhoff.

Norvegjia me 12 lojtarë, tetë lojtarë nga liga vendore dhe katër në shtetet e Evropës. 

Harald Eika Frey (Oviedo) dhe Karamo Jawara (Girona) luajnë në Spanjë, Chris-Ebou Ndow (Boulazac) në Francë, Bouna Black Ndiaye (Thor Akureyri) në Islandë.

Frey do të jetë motori i skuadrës dhe trajneri Eckhoff është i impresionuar me atë që ka parë për 24-vjeçarin në stërvitje.

“Harald ka qenë shumë i mirë, ka hedhur hapa të vërtetë dhe është një nga pikëshënuesit më të mirë në LEB Oro, një ligë që nuk shënohet shumë”, thotë selektori i Kombëtares norvegjeze.

Ai është pak më i rezervuar me Karamo Jawara-s, i cili me përvojën që ka dhe i gjatë 204 centimetra, është shumë i rëndësishëm për Norvegjinë.

“Karamo ka qenë jashtë për një kohë shumë të gjatë për shkak problemeve me shpinën dhe ka pasur vetëm dy seanca stërvitore. Ai luan në një nivel të lartë”, - thotë Eckhoff për 30-vjeçarin, i cili tani ka Marc Gasol (36) si shok skuadre në Girona, në të njëjtën ligë me Harald Eika Frey dhe Liberbank Oviedo.

“Lojtarët janë të motivuar, mezi presin të luajnë përsëri ndeshje ndërkombëtare në tokën norvegjeze”,- thekson Eckhoff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat