Kosova zhgënjen në Bergen, mposhtet nga Norvegjia

Basketboll

Kosova zhgënjen në Bergen, mposhtet nga Norvegjia

Nga: Kemajl Goca Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 19:51
Kosova zhgënjen në Bergen, mposhtet nga Norvegjia

Kombëtarja e Kosovës starton me humbje në parakualifikueset të FIBA Eurobasket 2025 në basketboll.

Norvegjia ka shënuar fitore me rezultat 86:77 ndaj Kosovës, në ndeshjen e parë të Grupit C, e cila u zhvillua në Bergen të Norvegjisë. 

Finishi i ndeshjes ishte dramë në vete, por djelmoshat tanë nuk arritën të shkrijnë epërsinë e vendasve. Fitore e madhe e Norvegjisë, në një mënyrë nuk pritej, por çka edhe befasuan për të mirë, sidomos mbi 2000 shikues në sallë, kishte edhe shumë bashkatdhetarë tanë. 

Kosova ka treguar lojë të mirë në shtatë minutat e para, por pastaj sikurse zuri në thua dhe rivali gradualisht e shkriu epërsinë. 

Në minutën e 5-të Kosova ishte në epërsi me 8 pikë (9:17) por me kalimin e kohës norvegjezët e ngushtojnë në 19:22 në minutën e 10-të.

Në minutën 11-të 21:22 dhe në atë të 14-tën 26:27. 

Norvegjia kalon në epërsi me 31:30 në minutën e 16-të, e pastaj dhe me 6 pikë (37:31) në minutën e 18-të.

Në minutën e 19-të, Norvegjia thellon ep4rësinë në 10 (42:32), duke përfunduar pjesën e parë në favor të saj me 42:33.

Në minutën 25-të, Norvegjia thellon epërsinë në 19 pikë (57:38) ndaj Dardanëve.

Norvegjia thellon epërsinë në 20 (67:47) në minutën e 29-të.

Në minutën e 30-të,  norvegjezët në epërsi me 69:52.

79:74 në minutën e 19-të, por norvegjezët nuk lejuan përmbysjen duke fituar me rezultat 86:77.

Fitore e madhe Norvegjisë në kuadër të Grupi C, ndërsa Kosova zhgënjeu. Chris-Ebou Ndow me 19 pikë e Karamo Jawara me 16 pikë, janë më efikasit të Norvegjia dhe Dardan Berisha me 18 pikë më efikasi te Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat