Kampionet e Kosovës mundin Flamurtarin në Vlorë

Basketboll

Kampionet e Kosovës mundin Flamurtarin në Vlorë

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 19:51
Kampionet e Kosovës mundin Flamurtarin në Vlorë

Penza e ka filluar me fitore Ligën Unike, duke mundur Flamurtarin e Vlorës në udhëtim me rezultat 83:91 (21:19, 26:23, 11:28, 25:21).

Çereku i parë ishte shumë interesant, ku shumë herë u barazua rezultati gjatë kësaj pjese, ndërsa epërsia më e lartë e vendaseve ishte 17:10, por mysafiret nuk lejuan shkëputjen dhe 10 minutat e para përfundojnë me rezultat 21:19.

Skuadra nga Vlora e nisi më mirë periudhën e dytë, duke pasur epërsi deri në dhjetë pikë, 37:27, megjithatë, kampionet e Kosovës ngushtuan shifrat në 37:36, kurse pjesa e parë përfundon me rezultat 47:42.
Dallimi i madh u bë në periudhën e tretë, ku fitueset e Superkupës Mbarëkombëtare barazuan shifrat në 47:47 dhe krijuan epërsi deri në 12 pikë, 58:70, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash.

Në 10 minutat e fundit, Penza menaxhoi lojën dhe ruajti epërsinë, për të triumfuar me rezultat 83:91.

Te Flamurtari u dalluan Laura Johnson me 29 pikë e gjashtë kërcime, Tea Memushi me 14 pikë, nëntë kërcime e shtatë asistime dhe Samra Omerbasic me 15 pikë e 11 kërcime, ndërsa te Penza u dalluan Rael Whitsitt me 27 pikë e 17 kërcime dhe Ariana Beamon me 27 pikë e tetë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat