Norvegjia në festë, kthehen pas 20 viteve, mburren si e mposhten Kosovën!

Basketboll

Norvegjia në festë, kthehen pas 20 viteve, mburren si e mposhten Kosovën!

Nga: K.Goca Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 22:39
Norvegjia në festë, kthehen pas 20 viteve, mburren si e mposhten Kosovën!

Kombëtarja e Kosovës mposhtet me rezultat 86:77 nga Norvegjia, në ndeshjen që u zhvillua në Bergen të Norvegjisë. Basketbollistët e Kosovës dëshpëruan me lojë e me rezultat.  

“Fillimi i një aventure! Palestra  ‘Haukelandshallen’ vloi kur Norvegjia e ktheu ndeshjen me një ecuri 9:0 në periudhën e dytë dhe kaloi në epërsi prej 21 pikësh ndaj Kosovës.

Ishte emocionues fundi, por djemtë norvegjezë rezistuan dhe morën fitoren e rëndësishme në hapje të parakualifikueseve në Kampionatin Evropian”, shkruan “Basket. No”.

“Absolutisht magjike!

Një nga ndeshjet më të lezetshme që kam luajtur”, tha basketbollisti norvegjez, Harald Eika Frey.

“Gjëja më e rëndësishme është fitorja, por kemi folur për të gjatë gjithë javës. Ky është fillimi i një aventure për basketbollin norvegjez dhe nuk fillon vetëm në fushë.

Nuk do të arriinim kaq larg pa angazhimin që patëm në sallë”, tha Frey.

“Ambienti për ndeshjen e parë të Norvegjisë në shtëpi pas më shumë se 20 viteve, ishte perfekt.

‘Haukelandshallen’ ishte pothuajse i mbushur, me 2143 shikues, në mesin e tyre gati 100 tifozë nga Kosova që krijuan atmosferë të mrekullueshme”, shkruan “Basket.no”. 

“Norvegjia fitoi dhe u tregua një skuadër më e mirë se Kosova”, shkruan mes të tjera “Basket. No”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat