Danimarka me pesë lojtarë të kampionatit spanjoll, zbarkon në Kosovë

Basketboll

Danimarka me pesë lojtarë të kampionatit spanjoll, zbarkon në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 14:00
Danimarka me pesë lojtarë të kampionatit spanjoll, zbarkon në Kosovë

Kombëtarja e Danimarkës nesër (19:00) përballet me Kosovën, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit C të parakualifikueseve për EuroBasket 2025 në basketboll.

Ndeshja zhvillohet në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.   

Kosova ka një humbje në Bergen, me rezultat 86:77 nga Norvegjia.

Danimarka zbarkon në Prishtinë me një përbërje të mirë, pesë lojtarë luajnë në kampionatin spanjoll, si David Knudsen (AB Albacete), Gustav Knudsen (Casademont Zaragoza), Mads Bonde Stürup (Basquet Girona), Noah Churchill (UCAM Murcia), Sylvester Berg (Real Valladollid).

Megjithatë danezët kanë dy mungesa.

“Kevin Larsen dhe Jonas Zohore janë të infektuar me Covid-19 dhe për këtë arsye janë jashtë ndeshjes kundër Kosovës”, njofton Federata e Basketbollit e Danimarkës.

Selektori i kombëtares daneze, Arnel Dediç, mori disa lajme të këqija javën e kaluar kur Kevin Larsen dhe Jonas Zohore, u testuan dhe dolën me koronavirus.

Dediç në vend të tyre fton Sami Eleraky nga Randers Cimbria dhe Mathias Bak nga Team Fog Næstved, të cilët të dy kanë qenë pjesë e ekipit kombëtar më parë dhe kanë përvojë të mirë.

Lista e Danimarkës 

Asbjørn Midtgaard (ZZ Leiden - Holanda)
Bakir Serdareviq    (Horsens IC - Danimarka)
Daniel Mortensen (Thor Thorlakshofn)
David Knudsen (AB Albacete - Spanja)
Frederik Houggaard Nielsen    (Team Fog Næstved - Danimarka)
Frederik Rungby    (BSW Sixers - Gjermania)
Gustav Knudsen    (Casademont Zaragoza - Spanja)
Leonardo Carlino     (BMS Herlev Wolfpack - Danimarka)
Mads Bonde Stürup (Basquet Girona – Spanja)
Martin Poulsen (Team Fog Næstved - Danimarka)
Mathias Bak (Team Fog Næstved - Danimarka)
Noah Churchill (UCAM Murcia - Spanja)
Sami Eleraky (Randers Cimbria (Danimarka)
Sebastian Åris Petersen (Svendborg Rabbits)
Sylvester Berg (Real Valladollid – Spanja)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat