Atmosferë e mirë te Kosova para sfidës ndaj Danimarkës

Basketboll

Atmosferë e mirë te Kosova para sfidës ndaj Danimarkës

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 17:31
Atmosferë e mirë te Kosova para sfidës ndaj Danimarkës

Basketbollistët e Kosovës të shtunën kanë stërvitur në Prishtinë, para sfidës ndaj Danimarkës.

Dardanët hyjnë në këtë ndeshje pas humbjes nga Norvegjia me rezultat 86:77.

Sfida ndaj danezëve është shumë e rëndësishme dhe basketbollistët kanë stërvitur maksimalisht për një rezultat pozitiv.

12-shja ndaj Danimarkës do të jetë e njëjta, si ndaj Norvegjisë. Atmosfera në ekipin e Kosovës ishte shumë e mirë dhe lojtarët janë shprehur të gatshëm për të dhënë më të mirën e tyre.

Ndeshja Kosovë-Danimarkë do të zhvillohet të dielën nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Takimi është i vlefshëm për kualifikueset e FIBA Eurobasket 2025.

Për shkak të masave anti Covid do të lejohen vetëm 10 % e tifozëve, të cilët duhet të kenë certifikatën e vaksinimit.

Biletat do të dalin në shitje të dielën nga ora 16:00 para New Bornit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat