Kryeministri Kurti e feston triumfin e Kosovës ndaj Danimarkës

Basketboll

Kryeministri Kurti e feston triumfin e Kosovës ndaj Danimarkës

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 22:42
Kryeministri Kurti e feston triumfin e Kosovës ndaj Danimarkës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e shikoi nga afër fitoren e parë të Kombëtares së Kosovës në kualifikime për Kampionatin Evropian të Basketbollit 2025 dhe pozoi me basketbollistët dardanë pas ndeshjes.

Kosova e mposhti 78:73 Danimarkën të dielën, në ndeshjen e dytë të grupit C kualifikues për FIBA Eurobasket 2025.

Në të kaluarën Kurti është parë edhe në ndeshjet e Kombëtares së Kosovës në futboll.

Image

Kjo ishte ndeshja e fundit e Kosovës për këtë vit dhe nuk do të dalë në parket më deri më 27 shkurt 2022 kur do të përballet me Norvegjinë në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat