Prishtina sfidohet nga Bashkimi

Basketboll

Prishtina sfidohet nga Bashkimi

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 19:07
Prishtina sfidohet nga Bashkimi

Nesër (e shtunë) do të zhvillohet java e nëntë në Superligën e Femrave në basketboll.

Skuadra lidere, Prishtina (16 pikë), do të takohet me Bashkimin, që renditet i treti me 11 pikë.

Penza që renditet e dyta me 15 pikë, do të jetë nikoqire e skuadrës së fundit, Kastriotit, që ka tetë pikë.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet mes skuadrave nga pozitat katër dhe pesë, Vëllaznimit (10 pikë) dhe Trepçës (9 pikë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat