Granit Rugova, U. D. Drejtor Ekzekutiv i Ligës Unike

Basketboll

Granit Rugova, U. D. Drejtor Ekzekutiv i Ligës Unike

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 11:14
Granit Rugova, U. D. Drejtor Ekzekutiv i Ligës Unike

Bordi i Ligës Unike ka vendosur që Granit Rugova të jetë ushtrues detyre i Drejtorit Ekzekutiv i Ligës Unike. Kjo vjen pas dorëheqjes nga Dren Zatriqi.

Rugova është Drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës dhe ka përfunduar Programin Time Out 2.0 nga FIBA. Përvoja që ka Rugova, do ta ndihmojë që Liga Unike të vazhdojë së funksionuari sipas marrëveshjes së themelimit.

Rugova nuk do të ketë një punë të lehtë, megjithatë është i motivuar që ta kryejë me sukses. Liga Unike bashkon klubet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë, kurse në këtë edicion ka filluar edhe në konkurrencën e femrave.

Është hera e parë që një ligë bashkon klubet më të mira nga të dyja shtetet dhe një ëndërr që po realizohet, dhe ishte menduar se nuk do të funksiononte asnjëherë.

Ish-basketbollisti i cili ka fituar shumë trofe në karrierën e tij do të fillojë punën menjëherë me klubet dhe partnerët në mënyrë që gjithçka të shkojë sipas planit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat