Mesazhi nga FBK: Vajzat të merren më shumë me basketboll

Basketboll

Mesazhi nga FBK: Vajzat të merren më shumë me basketboll

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 13:11
Mesazhi nga FBK: Vajzat të merren më shumë me basketboll

Federata e Basketbollit e Kosovës në muajin mars ka zhvilluar një kampanjë një javore në kuadër të projektit “Her World, Her Rules”, duke ju bërë thirrje vajzave të merren edhe më shumë me basketboll dhe të masivizohet ky sport te vajzat e reja. FBK ju kushton rëndësi të madhe basketbollit në konkurrencën e femrave, derisa mesazhi ishte i qartë, duke inkurajuar vajzat e reja që të merren me basketboll.

Kryetari Arben Fetahu, nënkryetarja Linda Shala, Sekretarja e Përgjithshme Elvira Dushku, dhe Saranda Daci kanë dhënë mesazhin e tyre, duke përkrahur gjininë e bukur në sportin e basketbollit. "Her Ëorld, Her Rules" është një projekt unik dhe fushatë në mediat sociale, e udhëhequr nga FIBA Europe që ka për qëllim të promovojë basketbollin e femrave dhe vajzave nëpër Evropë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që realizohen në partneritet me Federatat Nacionale.

Federata e Basketbollit e Kosovës është e vendosur që të punojë në masivizimin e basketbollit femëror, dhe mbështetja nga FIBA Evropa nëpërmjet projekteve të tilla si FIBA Europe Girls Program dhe kampanja “Her World, Her Rules” është rruga e duhur për të arritur këtë qëllim.

Golden Eagle Ylli triumfon në Ligën Unike

Golden Eagle Ylli ka triumfuar në Ligën Unike, duke mundur në finale Pejën 79:82.

Erjon Kastrati u zgjodh MVP i finales. Ky ishte trofeu i parë në histori të klubit për Golden Eagle Yllin.

Kjo ishte hera e parë që u organizua Final 8 në Ligën Unike. Ndeshjet çerekfinale u zhvilluan në Rahovec, kurse ato gjysmëfinale në Durrës, ku triumfoi skuadra therandase, ndërsa Rahoveci kishte zënë vendin e tretë, duke mundur Goga Basket. Në këtë garë morën pjesë edhe Sigal Prishtina, Vllaznia dhe Tirana.

Final 8 u organizua nga Liga Unike, në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës, Federatën Shqiptare të Basketbollit, KB Rahoveci dhe KB Goga Basket.

FBK për herë të parë organizoi Ligat Kombëtare të Sportit Shkollor

Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor ka organizuar Ligat Kombëtare të Sportit Shkollor në basketboll këtë vit. Qëllimi i këtyre dy ligave (vajza dhe djem), është që të rritet numri dhe interesimi tek gjeneratat e reja për tu marrë me sport, nxitja e konkurrencës dhe frymës sportive te rinia dhe ofrimi i mundësive për identifikimin e talenteve të basketbollit.

Shkollat janë përzgjedhur për këtë garë elitare të sportit shkollor si fituese të garave të organizuara në nivel komunal e rajonal nga Federata e Sportit Shkollor të Kosovës gjatë muajit mars.  Fillimisht ishin zhvilluar shtatë xhiro në qytete të ndryshme të Kosovës dhe më pas u përcaktuar katër shkollat e para. Te femrat ka triumfuar SHFMU “Jeronim de Rada” nga Ferizaj, që në finale pas dy vazhdimeve ka mundur Thimi Mitko me rezultat 27:25. Në konkurrencën e meshkujve ka fituar SHFMU “Ismail Qemaili”, ku në finale shënoi fitore ndaj 7 Marsit, me shifrat 46:25.

Penza, kampione e Kosovës

Penza ka mundur Bashkimin 63:77 në ndeshjen e pestë finale, duke u shpallur kampione e Kosovës.

Finalet ishin shumë interesante, ku vetëm ndeshja e pestë përcaktoi kampionin, pasi në katër takimet, rezultati ishte 2:2. Kujtojmë se Penza në gjysmëfinale kishte eliminuar Prishtinën, kurse Bashkimi mundi Vëllaznimin. Trofeun kapitenes së Penzës, ia ndau kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes FBK-së dhe MKRS-së

Federata e Basketbollit e Kosovës  në fillim të muajit maj ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe ministri Hajrulla Çeku ishin të lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit, duke theksuar se bashkëpunimi do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka qenë gjithmonë mbështetëse për Federatën e Basketbollit të Kosovës, duke e përkrahur në projekte të ndryshme.

Ndihma nga MRKS është shumë e rëndësishme dhe domethënëse për FBK-në dhe basketbollin e Kosovës, sidomos tani kur ende po përballemi me vështirësitë e pandemisë me Covid 19.

Golden Eagle Ylli, kampion i Kosovës

Golden Eagle Ylli ka mundur Pejën me 67:70 në ndeshjen e tretë finale të “play-offit” në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Golden Eagle Ylli u shpall për herë të parë kampion i Kosovës, pasi në finale triumfoi me seri 3:0 dhe me plotë meritë i takoi titulli kampion, për herë të parë në histori të klubit, ndërsa i dyti në përgjithësi, pas më herët fituan edhe Ligën Unike. Kupën kapitenit Egzon Kuci, ia dorëzoi kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat