Lakers vazhdojnë ngritjen, kampionët mposhtin Nets

Basketboll

Lakers vazhdojnë ngritjen, kampionët mposhtin Nets

Më: 8 janar 2022 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

NBA ka vazhduar me ndeshje interesante në mesnatë. 

Los Angelos Lakers ka vazhduar me fitore pasi tani ka mposhtur Atlanta Hawks me rezultat 134-118.

Sikur në çdo ndeshje, edhe këtë herë koshashënuesi më i mirë në ndeshje ishte Lebron James i cili realizoi 32 pikë, duke shtuar edhe nëntë asistime, tetë kërcime, katër vjedhje të topave e tri bllokada.

Paraqitje të mira është duke zhvilluar edhe 23-vjeçari Malik Monk i cili realizoi 29 pikë për Lakers në 35 minuta, teksa tek kundërshtarët më i miri ishte Trae Young i cili realizoi 25 pikë, duke shtuar edhe 14 asistime e nëntë kërcime.

Lakers ka një bilanc 21-19 në 41 ndeshje të luajtura këtë edicion, duke u gjendur aktualisht në vendin e pestë.

Në ndeshjen tjetër interesante, kampionët Milwaukee Bucks mposhtën skuadrën e Brooklyn Nets me rezultat 121-109.

Koshashënuesi më i mirë i ndeshjes ishte greku Antetokounmpo i cili shënoi 31 pikë, duke shtuar nëntë asistime e shtatë kërcime.

Ndeshje të mirë zhvilloi edhe Kevin Durant i cili shënoi 29 pikë e shtoi nëntë kërcime e shtatë asistime në 37 minuta të luajtura.

Nets qëndrojnë në pozitën e dytë në Konferencën Lindore me një bilanc 24-13 në 37 ndeshje këtë edicion, gjersa Bucks pozicionohet e treta me bilanc 26-15 në 41 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat