MVP-të e Evropianit

Basketboll

MVP-të e Evropianit

Më: 8 janar 2022 Në ora: 13:17
Ilustrim

Gjatë verës së kaluar, Kosova fitoi tri medalje në garat ndërkombëtare.

Kosova U16 fitoi medaljen e artë në FIBA European Challenger në Prishtinë, ndërsa U18 fitoi garën e njëjtë për 18 vjeçarët në Tiranë, kurse vashat e Kosovës A, debutuan me medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në Qipro.

Por, jo vetëm kaq. Rron Dahysla u zgjodh MVP i Kampionatit Evropian në Prishtinë. Ai ndihmoi Dardanët e rinj të shënojnë pesë fitore bindëse në pesë ndeshje të zhvilluara. Rroni kishte mesatare prej 17.4 pikëve për ndeshje, 9.6 kërcime dhe 3.4 asistime.

Visar Ejupi po ashtu u zgjodh MVP në Tiranë. Ejupi ndihmoi Dardanët U18 të triumfojnë në Challenger, ku kishte mesatare prej 17.3 pikëve për ndeshje, katër kërcimeve dhe 2.3 asistimeve për ndeshje.

Basketbollistja e natyralizuar e Kosovës, Alexis Tolefree hyri në top 5 të Evropianit. Tolefree kishte mesatare prej 19.3 pikëve për ndeshje, duke qenë shënuesja më e mirë e Evropianit për Shtete të Vogla, që u mbajt në Qipro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat