Mposhten Milwaukee – pësojnë edhe Suns

Basketboll

Mposhten Milwaukee – pësojnë edhe Suns

Më: 9 janar 2022 Në ora: 08:29
Milwaukee Bucks janë mposhtur nga Charlotte Hornets

Milwaukee Bucks dhe Phoenix Suns të dyja kanë pësuar humbje në mbrëmjen e kaluar në NBA.

Kampionët në fuqi, Milwaukee Bucks janë mposhtur nga Charlotte Hornets, me rezultatin 114:106.

Terry Rozier ishte në disponim për lojë te skuadra fituese, duke qëlluar gjashtë herë nga distanca për tri pikë.

Rozier kontribuoi me 28 pikë në fitoren e skuadrës së tij, ndaj kampionëve të Milwaukee.

Giannis Antetokounmpo shkëlqeu në radhët e Bucks, me 43 pikë dhe 12 kërcime.

Mbrëmjen e kaluar u mposhtën edhe Phoenix Suns, të cilët ndaj Miami Heat ishin të pafuqishëm. Ndeshja u mbyll me rezultat 100:123.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat