Ndeshje interesante në NBA

Basketboll

Ndeshje interesante në NBA

Më: 12 janar 2022 Në ora: 13:20
Ndeshje interesante në NBA

Skuadra e Feniks Sans është rikthyer te fitorja, pas humbjes së fundmi ndaj Majami Hit. Suns kanë arritur të mposhtin Toronton me rezultat të ngushtë 99-95. Sans vazhdojnë me një bilanc impresiv prej 31 fitoreve e nëntë humbjeve në 40 ndeshje të zhvilluara.

Ndërkohë Golden State Warriors janë njoftuar me humbje, pasi që u mundën nga Memfs Grizli me rezultat 116-108.

Kjo është disfata e tretë në katër ndeshjet e fundit për Golden Stejtin.

Ja Morant ishte i pandalshëm për Memfisin me 29 pikë, tetë asiste e pesë kërcime, ndërsa te Golden Stejt, Stefon Kerri realizoi ‘triple-double’ me 27 pikë, 10 kërcime e 10 asiste në 39 minuta të zhvilluara.

Golden Stejt vazhdojnë të ndjekin Feniks Sans, me një bilanc prej 30 fitoreve e 10 humbjeve në 40 ndeshje të zhvilluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat