Fitore e lehtë për Prishtinën

Basketboll

Fitore e lehtë për Prishtinën

Më: 13 janar 2022 Në ora: 21:49
Fitore e lehtë për Prishtinën

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Dritës me rezultat 64:117 (19:31, 23:28, 7:36, 15:22) në takimin që u zhvillua në kryeqytet, në kuadër të javës së 15-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Prishtina e kontrolloi lojën nga fillimi deri në fund dhe nuk e kishte të vështirë të fitonte këtë sfidë, ndaj skuadrës së fundit në renditje, që është e vetmja pa fitore në elitën e basketbollit.

Prishtinasit e fituan çerekun e parë 19:31 dhe vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, që e fituan 23:28 dhe shkuan në pushim me rezultat 42:59.

Kryeqytetasit ishin të jashtëzakonshëm në periudhën e tretë, duke dominuar në mbrojtje dhe në sulm, ku e fituan këtë pjesë 7:36, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 49:95. 10 minutat e fundit ishin formalitet, pasi fituesi dihej dhe Sigal Prishtina fitoi bindshëm 64:117.

Te Drita u dalluan Isaiah Johnson me 22 pikë dhe Qëndrim Demi me 23 pikë, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Wendell Mitchell me 17 pikë e tetë kërcime, Dachon Burke me 18 pikë dhe Don Polloska me 11 pikë e tetë asistime.

Drita ka 15 humbje në 15 ndeshje, kurse Sigal Prishtina ka tetë fitore dhe shtatë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat