Vreshtarët fitojnë me vështirësi ndaj Dritës

Basketboll

Vreshtarët fitojnë me vështirësi ndaj Dritës

Më: 15 janar 2022 Në ora: 19:52
Vreshtarët fitojnë me vështirësi ndaj Dritës

Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Dritës me rezultat 103:90 (26:29, 31:24, 25:18, 21:19), në kuadër të javës së 16-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Mysafirët i befasuan vendasit, duke e nisur ndeshjen më mirë dhe kishin epërsi deri në nëntë pikë, 6:15, kurse më pas rikthehen vendasit dhe zhvillohet një lojë më e barabartë, ndërsa çereku i parë përfundon 26:29.

Vreshtarët në fillim të periudhës së dytë kaluan për herë të parë në epërsi, por gjilanasit nuk u dorëzuan dhe u zhvillua një lojë e barabartë tek rezultati 50:50, ndërsa rahovecasit shkuan në pushim me shifrat 57:53.

Lojë interesante u zhvillua edhe në periodën e tretë, me vendasit që shkëputeshin dhe mysafirët që afroheshin në rezultat, por në fund të kësaj pjese, Vreshtarët shkëputen në 14 pikë, 80:66, që ishte epërsia më e lartë e tyre, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 82:71. Bardhekaltrit tentuan përmbysjen e madhe dhe afruan rezultatin në 90:87, por nuk kishin më fuqi dhe Rahoveci triumfoi me rezultat 103:90.

Te Rahoveci u dalluan Milik Yarbough me 23 pikë, 11 kërcime, 10 asistime, Amer Jackson me 21 pikë e shtatë asistime, Tyheim Monroe me 21 pikë e shtatë kërcime, Fisnik Rugova me dhjetë pikë e dhjetë kërcime dhe Musab Mala me 18 pikë, ndërsa te Drita i jashtëzakonshëm ishte Isaiah Jonnson me 43 pikë, 17 kërcime dhe katër asistime, kurse kapiteni-trajneri Qëndrim Demi kontribuoi me 19 pikë.

Rahoveci ka katër fitore (prej tyre tri ndaj Dritës) dhe 11 humbje, kurse Drita ka 16 humbje në 16 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat