LeBron dhe Giannis nuk mjaftojnë

Basketboll

LeBron dhe Giannis nuk mjaftojnë

Më: 16 janar 2022 Në ora: 12:25
LeBron dhe Giannis nuk mjaftojnë

Skuadra kampione e Milwaukee Bucks është mundur sot 103-96 nga Toronto, ndeshje ku për kanadezët u dallua Siakam, autor i një “triple double” (30 pikë, 10 rebound, 10 asist). Po 30 pikë realizoi edhe Antetokounmpo për vendasit, por që s’mjaftuan për ët evituar humbjen.

Një humbje të thellë pësoi sot edhe ekipi i Lakers, që u mund 133-96 nga Denver. Hyland realizoi 27 pikë, Green 26, ndërsa Jokic e mbylli sfidën me një “triple double” (17 pikë, 12 rebound e 13 asist), një trio që bëri diferencën në parket për Denver, duke i bërë të pavlefshme 25 pikët e LeBron James

Zhgënjen edhe skuadra e Chicago, që u mund 114-112 nga Boston në sekondat e fundit. 6 lojtarë të Boston realizuan mbi 10 pikë (Tatum 23 pikë), ndërsa 27 pikët e LaVine për Bulls mbetën për statistikë. Chicago ndan kreun e renditjes në Lindje me Brooklyn, që sot fitoi 120-105 ndaj New Orleans (Harden 27 pikë, 15 rebound).

NBA – Rezultatet e sotme

Milwaukee – Toronto, 96-103

Washington – Portland, 110-115

Atlanta – New York, 108-117

Brooklyn – New Orleans, 120-105

Miami – Philadelphia, 98-109

Oklahoma – Cleveland, 102-107

Boston – Chicago, 114-112

San Antonio – Clippers, 101-94

Denver – Lakers, 133-96

Dallas – Orlando, 108-92

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat