Stinori pranveror fillon me duele shumë interesante

Basketboll

Stinori pranveror fillon me duele shumë interesante

Më: 18 janar 2022 Në ora: 11:00
Stinori pranveror fillon me duele shumë interesante

Në mesjavë zhvillohet xhiroja e tetë në Ligën Unike në konkurrencën e meshkujve, që është e para për stinorin pranveror.

Sfida e parë zhvillohet mes Pejës dhe Teutës së Durrësit. Ky është njëri nga takimet më interesante në këtë xhiro, për shkak se, pejanët kanë pesë fitore dhe dy humbje, kurse durrësakët katër fitore dhe tri humbje. Në takimin e parë mes këtyre dy skuadrave, fitore kishin shënuar verdhezinjtë 73:82.

Lideri dhe kampioni Golden Eagle Ylli do të sfidohet nga Vllaznia e Shkodrës. Therandasit kanë gjashtë fitore dhe një humbje, ndërsa shkodranët një fitore dhe gjashtë humbje.

Përballje e barabartë shihet ndërmjet Rahovecit dhe Neptun Tiranës. Vreshtarët u këndellen me dy fitore, ndërsa kanë edhe pesë humbje, kurse kryeqytetasit e Shqipërisë kanë katër fitore dhe tri humbje. Tiranasit kishin fituar duelin e parë 79:74.

Dueli i fundit i xhiros është mes Kamza Basket dhe Prizrenit 16. Në sfidën e parë kishte fituar skuadra nga Kamza me rezultat 91:96. Kamza ka dy fitore dhe pesë humbje, kurse prizrenasit kanë katër fitore dhe tri humbje.

Liga Unike - Java 8

E martë

17:00 Peja - Teuta

19:00 Golden Eagle Ylli - Vllaznia

E mërkurë

17:00 Rahoveci – Tirana Neptun

19:00 Kamza - Prizreni 16

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat