Maxwell, MVP i xhiros së 16-të

Basketboll

Maxwell, MVP i xhiros së 16-të

Më: 18 janar 2022 Në ora: 11:01
Maxwell, MVP i xhiros së 16-të

Java e 16-të e Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll dhuroi ndeshje shumë interesante.

Derbi i javës mes rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës i takoi Pejës, që fitoi ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet me shifrat 93:101.

Pikërisht nga kjo ndeshje vjen edhe MVP i kësaj xhiro. Lojtari më i dalluar në parket ishte Stephen Maxwell i Pejës me 34 pikë, dhjetë kërcime dhe tri asistime, madje ndaj tij janë shkaktuar 13 gabime personale. Maxwell u ndihmua nga Tyrone White me 32 pikë, pesë kërcime dhe dhjetë asistime. Të dy lojtarët janë ndër më të dalluarit te skuadra verdhezi që nga transferimi i tyre.

Një sfidë shumë interesante ishte edhe mes Trepçës dhe Prizrenit 16, ku fituan mysafirët 80:94. Te prizrenasit i jashtëzakonshëm ishte Courtney Fells me 31 pikë, 14 kërcime dhe tri asistime. Në momentet vendimtare Fells dëshmoi aftësitë e tij, duke ndihmuar skuadrën prizrenase të shënojë një fitore shumë të rëndësishme.

Rahoveci shënoi fitore më të vështirë se që është pritur ndaj Dritës, 103:90. Më i dalluari te Vreshtarët ishte Milik Yarbough me dyshifror të trefishtë, 23 pikë, 11 kërcime dhe 10 asistime.

Golden Eagle Ylli shënoi fitore ndaj Bashkimit 78:61, ku u dallua Henrik Sirko me 19 pikë, pesë kërcime dhe nëntë asistime.

Top 5

Stephen Maxwell (Peja) 34 pikë, 10 kërcime, 3 asistime

Tyrone White (Peja) 32 pikë, 5 kërcime, 10 asistime

Courtney Fells (Prizreni 16) 31 pikë, 14 kërcime, 3 asistime

Milik Yarbough (Rahoveci) 23 pikë, 11 kërcime, 10 asistime

Henrik Sirko (Golden Eagle Ylli) 19 pikë, 5 kërcime, 9 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat