Statistikat pas javës së 16-të në Art Motion Superligë

Basketboll

Statistikat pas javës së 16-të në Art Motion Superligë

Më: 18 janar 2022 Në ora: 13:38
Statistikat pas javës së 16-të në Art Motion Superligë

Xhiroja e 16-të e Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll dhuroi disa ndeshje interesante.

Pas 16 javësh, sulmin më të mirë e ka Peja me 1499 pikë të shënuara apo 93.68 për ndeshje, duke u pasuar nga Prizreni me 89.86 pikë për ndeshje dhe Sigal Prishtina 89.75 pikë për ndeshje. Sulmin më të dobët e ka Drita me vetëm 1162 pikë të shënuara në 16 ndeshje apo 72.62.

Mbrojtjen më të mirë e ka Golden Eagle Ylli me 1160 pikë të pranuara ose 72.5 për ndeshje, kurse mbrojtjen më të dobët e ka Drita me 1747 pikë të pranuara ose 109.18 për ndeshje.

Skuadra me efektshmërinë më të lartë është Sigal Prishtina (1677). Më së shumti kërcime kanë Prizreni 16 dhe Peja për ndeshje me 42.67, përkatësisht 42.63.

Sigal Prishtina prin me asistime, 23.56 për ndeshje, kurse Peja është e dyta me 23.15 për ndeshje.

Ylli është në vendin e parë me topa të vjedhur për ndeshje, 9.15, kurse Drita është e dyta me 9.13.

Trepça është në vendin e parë, sa i përket bllokadave, me 3.63 për ndeshje, ndërsa Rahoveci është i dyti me 2.92.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat