Ja çiftet gjysmëfinaliste për femra

Basketboll

Ja çiftet gjysmëfinaliste për femra

Më: 18 janar 2022 Në ora: 18:39
Ja çiftet gjysmëfinaliste për femra

Fedarata Shqiptare e Basketbollit ka hedhur mesditën e sotme shortin e gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë për femra.

Pas takimeve çerekfinale të luajtura javën e kaluar, katër ekipet e kualifikuara janë Tirana Barleti Basket, Partizani, Flamurtari e Tirana.

Shorti i gjysmëfinaleve ka qenë i lirë dhe ka dhuruar këto ballafaqime: Tirana Barleti Basket–Flamurtari dhe derbin Partizani-Tirana.

Këto sfida do të luhen më 21 janar (e premte), në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, ku të shtunën do të luhet edhe finalja.

Gjysmëfinale (21 janar)

Tirana Barleti Basket – Flamurtari, 16:00

Partizani – Tirana, 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat