Mbledhja e Ligës Unike, diskutohet për Raportet e Vitit 2021 dhe Planet për Vitin 2022

Basketboll

Mbledhja e Ligës Unike, diskutohet për Raportet e Vitit 2021 dhe Planet për Vitin 2022

Më: 18 janar 2022 Në ora: 19:09
Mbledhja e Ligës Unike, diskutohet për Raportet e Vitit 2021 dhe Planet për Vitin 2022

Të martën në Tiranë është mbajtur mbledhja e Bordit të Ligës Unike, ku pjesëmarrës ishin edhe Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Presidenti i Federatës së Basketbollit të Shqipërisë, Avni Ponari dhe Drejtori Ekzekutiv i Ligës Unike, Granit Rugova.

Në këtë mbledhje diskutuar për mbarëvajtjen e garave në Ligën Unike në të dyja konkurrencat, Raportet e Vitit 2021 dhe Planet për Vitin 2022.

Në mbledhjen e Bordit të Ligës Unike në rend të ditës ishin këto pika: Ecuria e ndeshjeve të Ligës Unike në të dyja konkurrencat, Raporti i Punës për stinorin pranveror, edicioni 2021-2022, Raporti Financiar 2021, Draft-Plani i Veprimit 2022, Draft-Plani i Marketingut 2022, Draft-Plani Financiar 2022, Financimi i Ligës Unike, Votim/aprovimi i Rregullores për organizimin e brendshëm të Ligës Unike, Votim/aprovim i Rregullores për Agjentë/Kompanitë e Kontraktuara për Sponsorizim, Hapja e Konkursit për organizim e Final-Four “play-off” të Ligës Unike në të dyja konkurrencat, si dhe tema të tjera.

Të gjitha pikat janë miratuar dhe të pranishmit janë zotuar për të vazhduar punën, që Liga Unike, të funksionojë sipas planit.

Kjo është hera e parë që organizohet një Ligë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, kurse nga ky edicion ka filluar edhe te femrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat