Vogel rrezikon shkarkimin nga pozita e trajnerit të Lakers

Basketboll

Vogel rrezikon shkarkimin nga pozita e trajnerit të Lakers

Më: 18 janar 2022 Në ora: 19:51
Frank Vogel dhe James

Los Angeles Lakers mund të ndërrojnë trajner, pas formës jo të mirë të shfaqur këtë sezon.

Lakers kanë marrë fitore mbrëmë, pas tri humbjeve radhazi, por kjo nuk e siguron pozitën e Frank Vogel.

Trajneri është afër shkarkimit, sidomos pas humbjes me 37 pikë diferencë ndaj Denver Nuggets.

“Kur Lakers luajtën ndaj Jazz, Vogel ishte duke drejtuar skuadrën për punën e tij, pasi shmangi shkarkimin pas humbjes me 37 diferencë ndaj Denver, 48 orë më herët”, tha një burim për ‘The Athletic.

“Nëse një humbje do të vinte ndaj Jazz, mund të kishte qenë ndeshja e fundit për të si trajner i Lakers. Vogel po vlerësohet ndeshje-pas-ndeshje, dhe rrezikon të shkarkohet së shpejti, nëse progresi nuk vazhdon”, thuhet tutje.

Mbetet të shihet se sa gjatë do t’i mbijetojë Frank Vogel presionit te Lakers.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat