Ylli pa problem ndaj Vllaznisë

Basketboll

Ylli pa problem ndaj Vllaznisë

Më: 18 janar 2022 Në ora: 23:02
Gëzim Morina

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Vllaznisë së Shkodrës me rezultat 86:67 (32:14, 16:18, 23:11, 15:24), në kuadër të javës së tetë të Ligës Unike.

Lideri dhe kampioni e kontrolloi ndeshjen nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar. Ylli ka shtatë fitore dhe një humbje, kurse e kundërta është për skuadrën shkodrane që ka shtatë humbje dhe një fitore.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë dhe në çerekun e parë ishin bindshëm më të mirë, që e fituan 32:14. Periudha e dytë ishte pak më e baraspeshuar, megjithatë u kontrollua nga vendasit që kishin epërsi deri në 19 pikë, 43:24, ndërsa pjesa e parë përfundoi 48:32.

Edhe në periodën e tretë, therandasit ishin më të mirë, për të ngritur epërsinë minutë pas minute dhe në një formë e siguruan fitoren më herët, ku rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 71:43. 10 minutat e fundit ishin formalë, ku kishin mundësi të luanin lojtarë me më pak minuta në këtë edicion, kurse Ylli në fund triumfoi me rezultat 86:67.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Gëzim Morina me 17 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime dhe Mikaile Tmusiq me 13 pikë e shtatë asistime, ndërsa te Vllaznia më i dalluari ishte Charleston Dobbs me 20 pikë e gjashtë kërcime.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat