Tompson drejton Golden Staten deri te fitorja

Basketboll

Tompson drejton Golden Staten deri te fitorja

Më: 19 janar 2022 Në ora: 11:28
Tompson drejton Golden Staten deri te fitorja

Skuadra e Golden State Warriors mposhti Detroit Pistons me rezultat 102-86, ndërsa meritat për këtë fitore shkojnë te Klej Tompsoni, që drejtoi skuadrën e tij me 21 pikë në 22 minuta loje.

Lojtarët e tjerë të dalluar tek  Golden State Warriors ishin Endrju Vigins, i cili realizoi 19 pikë, dhe Stefon Kerri me 18 pikë.

Golden Stejt me këtë fitore tani kanë një bilanc prej 32 fitoreve dhe 12 humbjeve në 44 ndeshje në Konferencën Perëndimore, gjersa Detroit kanë rekordin e dytë më të dobët në Konferencën Lindore me 10 fitore dhe 33 humbjeve.

Dueli tjetër i zhvilluar në mesnatë ishte ai mes Nju Jorkut dhe Minnesotës, të cilët e fituan këta të fundit me rezultat të ngushtë 110-112. Më efikas ishte anëtari i Nju Jorkut, Evan Fournier, i cili realizoi 27 pikë si dhe shtoi 4 kërcime e 4 asiste. Ndërkohë tek Minesotta u dallua Entoni Eduards me 21 pikë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat