Vdes ish basketbollistja e njohur

Basketboll

Vdes ish basketbollistja e njohur

Më: 19 janar 2022 Në ora: 14:05
Lusia Harris

Ish-basketbollistja amerikane Lusia Harris, e vetmja grua që u përzgjodh zyrtarisht në draftin e NBA-së, vdiq të martën në moshën 66-vjeçare, njofton sot familja e saj.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se engjëlli ynë, shtylla jonë, motra jonë, nëna jonë, gjyshja jonë dhe fituesja e medaljes olimpike, mbretëresha e basketbollit Lusia Harris, ka ndërruar jetë papritur”, thuhet në njoftim. 

Harris kohët e fundit ishte subjekt i një dokumentari dhe njihet më së shumti për përzgjedhjen në Draft të NBA nga ekipi i New Orleans Jazz në 1977.

 “Mbretëresha e basketbollit” u zgjodh në draft pas paraqitjes së saj në Lojërat Olimpike në Montreal në vitin 1976, ku fitoi një medalje argjendi në paraqitjen e saj debutuese në atë sport në konkurrencën e femrave.

Me Universitetin Shtetëror Delta, ajo fitoi tre tituj në Ligën e Kolegjit dhe luajti në Ligën Profesionale të Basketbollit të femrave  nga 1979 deri në 1980.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat