Prizreni 16 mund Kamza Basket

Basketboll

Prizreni 16 mund Kamza Basket

Më: 19 janar 2022 Në ora: 21:34
Prizreni 16 mund Kamza Basket

Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Kamza Basket me rezultat 86:95 (17:26, 7:22, 33:23, 29:24), në kuadër të xhiros së tetë të Ligës Unike.

Fillimi i ndeshjes ishte interesant, me vendasit që e nisën më mirë 11:5, por mysafirët shpejt e barazuan rezultatin në 13:13 dhe kaluan në epërsi, që e rritën deri në nëntë pikë, 17:26. Në periudhën e dytë mysafirët ishin bindshëm më të mirë, duke dominuar në mbrojtje e në sulm, dhe si bllokuan në tërësi kundërshtarët që për dhjetë minuta shënuan vetëm shtatë pikë, kurse në pushim shkuan me epërsi të dyfishtë 24:48.

Në periodën e tretë, vendasit ishin më të mirë që arritën të shkrijnë epërsinë në vetëm dhjetë pikë, 48:58, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 57:71. Skuadra e Kamzës vazhdoi me lojë të mirë edhe në dhjetë minutat e fundit, ku ngushtoi shifrat në vetëm pesë pikë, 81:86, por pa arritur të bëjë më shumë dhe Prizreni 16 triumfoi me rezultat 86:95.

Te Kamza Basket u dallua Gerad Davis me 35 pikë, katër kërcime dhe nëntë asistime dhe Eric Williams me 18 pikë dhe dhjetë kërcime, kurse te Prizreni 16 u dalluan Ivan Koljeviq me 21 pikë e nëntë asistime, Courtney Fells me 20 pikë e 13 kërcime, Urim Zenelaj me 13 pikë e 15 kërcime dhe Arti Hajdari me 24 pikë.

Kamza ka dy fitore dhe gjashtë humbje, kurse Prizreni 16 ka pesë fitore dhe tri humbje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat