“Covid 19” shkakton telashe

Basketboll

“Covid 19” shkakton telashe

Më: 21 janar 2022 Në ora: 13:58
“Covid 19” shkakton telashe

Pas pauzës një mujore, rikthehen garat në basketbollin e Maqedonisë së Veriut, i cili menjëherë ka hasur në telashe me koronavirusin, që ka shkaktuar shtyerjen e një ndeshjes.

Bëhet fjalë për skuadrën e nënkampionit të Maqedonisë, skuadra e Euro Nikellit, i cili lajmëroi një numër të madh të basketbollistëve të prekur me “Covid 19”, të cilët këtë javë kanë qenë jashtë procesit stërvitor, andaj është shtyer sfida ndaj skuadrës “TFT”.

Sipas kalendarit të Federatës së Baskebollit të Maqedonisë, të shtunën do të zhvillohen 3 ndeshje:

MZT Skopje 2-Angeli, Kumanovë – Gostivar dhe Feniks – Rabotniçki. Ndërkohë të dieën do të zhvillohen sfidat: Kozhuf – MZT Skopje dhe Pelisteri – Akademia Pandev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat