Dy duele në fundjavë

Basketboll

Dy duele në fundjavë

Më: 21 janar 2022 Në ora: 14:42
Dy duele në fundjavë

Në fundjavë do të zhvillohen dy xhiro të javës së 17-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll, kurse rezultatet e dy ndeshjeve tjera do të barten nga Liga Unike.

Të shtunën, Trepça pas dy humbjeve në stinorin pranveror do të ndeshet me Dritën, që ka 16 humbje në 16 ndeshje të zhvilluara, njëkohësisht skuadra e vetme që nuk di për fitore në elitë, kurse mitrovicasit kanë dhjetë fitore dhe gjashtë humbje, duke u renditur në vendin e tretë në tabelë.

Të dielën do të zhvillohet duel më interesant ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, ku të dy skuadrat kanë nga tetë fitore dhe tetë humbje, andaj pritet një përballje e barabartë mes skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës.

Peja-Rahoveci dhe Prizreni 16-Golden Eagle Ylli nuk do të luajnë këtë fundjavë dhe rezultatet do të barten nga Liga Unike.

Art Motion Superliga - Java 17

E shtunë

19:00 Drita - Trepça

E diel

17:00 Bashkimi - Sigal Prishtina

Peja - Rahoveci (REZULTATI NGA LIGA UNIKE)

Prizreni 16 - Golden Eagle Ylli (REZULTATI NGA LIGA UNIKE)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat