Erina Berisha: Kastriotit i duhet mbështetje më e madhe nga institucionet komunale të Ferizajt

Basketboll

Erina Berisha: Kastriotit i duhet mbështetje më e madhe nga institucionet komunale të Ferizajt

Nga: Kemajl Goca Më: 21 janar 2022 Në ora: 19:59
Erina Berisha gjatë stërvitjes

Kastrioti nga Ferizaj përgatitet me përkushtim përkundër temperaturave polare.

Si shumica e palestrave sportive në Kosovë, edhe ajo “Bill Clinton” në Ferizaj, është me temperatura të ulëta.

Kryetrajnerja e Kastriotit, Erina Berisha, sfidon edhe të ftohtin duke punuar me zell të shtuar me basketbolliste, që të janë sa më të gatshëm për pjesën e dytë të kampionatit në Superligë. 

Image

Erina Berisha

Është atmosferë pune, shumë talente punojnë pareshtur dhe luftojnë për çdo top, duke mëtuar që të rrisin sa më shumë nivelin e lojës.    

“Ne si klub kemi filluar me përgatitjet që në javën e parë të janarit, vështirësitë që të stërvitemi në këtë temperaturë kaq të ulët janë shumë te mëdha, pasi që në sallat sportive kushtet për të punuar janë jo edhe aq adekuate për punë, ky fenomen përfshihet pothuajse në të gjithë sallat sportive në Kosovë, jo vetëm në qytetin tonë. Ne këtë kohë jo vetëm që kemi temperatura shumë të ulëta por edhe po ballafaqohemi me problemet që po na i sjell virusi Covid-19”, thotë Berisha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ajo tha se është e kënaqur me fondin e basketbollisteve, sidomos që shumë të reja po shprehin interesim që të merren me këtë sport. 

“Unë jam e kënaqur sa i përket lojtareve që janë pjesë e klubit te basketbollit Kastrioti, është një fluks i madh i vajzave që shprehin interesim të merren me basketboll, mirëpo ne si klub kryesisht kemi një gjeneratë të re dhe presim akoma më shumë prej tyre.

Ekipit i duhet një motiv apo edhe mbështetje më e madhe nga institucionet komunale, në mënyre që klubi të jetë më i përmbushur”, tha më tej kryetrajnerja e klubit Kastrioti.

Synimi i Berishës është që të punojnë me përkushtim në ndërtimin e një ekipi sa më kompakte, e cila është përplot me talente.  
“Synimi ynë ne këtë pjesë të mbetur të stinorit, është që të avancohemi  sa më shumë që të është e mundur, ne edhe kur e kemi filluar këtë stinor, kemi qenë në dijeni se sa mund të bëjnë vajzat tona, nuk presim rezultate te mira pasi që lojtaret tona kryesisht janë në një moshë të re dhe nuk mund ti bëjnë ballë ekipeve qe kanë lojtare profesionale.

Nuk mund të them se kemi shumë presion nga rezultatet që kemi tani sepse synimi ynë është që me ndihmën e vajzave dhe të institucioneve komunale në vitet e ardhshme të jemi më të suksesshëm dhe të jemi një ndër klubet që do ti bëjmë ballë ekipeve lidere në tabelë”, përfundon Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat