Vëllaznimi pas dy vazhdimeve mposht New Basket

Basketboll

Vëllaznimi pas dy vazhdimeve mposht New Basket

Më: 21 janar 2022 Në ora: 22:00
Vëllaznimi pas dy vazhdimeve mposht New Basket

Ndeshje interesante janë zhvilluar në xhiron e dhjetë të Ligës së Parë në konkurrencën e meshkujve.

Takimi kryesor u zhvillua ndërmjet New Basket dhe Vëllaznimit, që pas dy vazhdimeve përfundoi 93:96 për kuqezinjtë. Koha e rregullt kishte përfunduar 76:76, kurse pas vazhdimit të parë rezultati ishte 89:89, kurse në vazhdimin e dytë, në fund më të përqendruar ishin kuqezinjtë që fituan 93:96. Më i dalluari te skuadra prizrenase ishte Jordan Robinson me 39 pikë e 12 kërcime, kurse te Vëllaznimi u dalluan Bardh Rexha me 23 pikë e 16 kërcime dhe Besnik Azemi me 25 pikë e 12 kërcime. New Basket ka katër fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa Vëllaznimi 10 fitore në 10 ndeshje të zhvilluara.

Feronikeli pësoi humbjen e dhjetë, duke u mundur nga Borea 64:69, ndërsa skuadra pejane ka pesë fitore dhe pesë humbje.

Derbin prishtinas e fitoi Prishtina e Re, që mundi AS Prishtinën me rezultat 103:77. Prishtina e Re ka gjashtë fitore dhe katër humbje, kurse AS Prishtina ka pesë fitore dhe pesë humbje.

Ndeshje interesante u zhvillua mes Marigona Hill Prishtinës dhe Istogut, ku fitoi skuadra istogase me shifrat 83:86. Takimi ishte interesant, por në momentet e fundit, skuadra nga Istogu ishte më e përqendruar, duke shënuar fitore të rëndësishme. Prishtinasit kanë tri fitore dhe shtatë humbje, kurse istogasit gjashtë fitore dhe katër humbje.

Ndërkohë, Dardanët janë mundur nga Vushtrria me shifrat 62:79. Dardanët kanë katër fitore e gjashtë humbje, ndërsa vushtrriasit gjashtë fitore dhe katër humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat