Fitore e thellë e Trepçës

Basketboll

Fitore e thellë e Trepçës

Më: 22 janar 2022 Në ora: 21:17
Fitore e thellë e Trepçës

Trepça ka shënuar fitore të thellë ndaj Dritës me rezultat 57:117 (17:22, 20:33, 9:26, 11:36), në takimin që u zhvillua në Mitrovicë, pa praninë e tifozëve, në kuadër të xhiros së 17-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit ishin në epërsi nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar, që ishte e para në stinorin pranveror, ndërsa në tërësi kanë 11 fitore dhe gjashtë humbje, kurse gjilanasit kanë 17 humbje në po aq ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme në elitë pa fitore.

Vetëm çereku i parë ishte më i barabartë, por që gjithsesi u kontrollua nga mitrovicasit dhe përfundoi 17:22. ‘Xehetarët’ filluan shkëputjen në periudhën e dytë, duke ngritur epërsinë, ndërsa shkuan në pushim me shifrat 37:55.

Epërsia u thellua edhe më shumë në periodën e tretë, që u menaxhua mjaft mirë nga basketbollistët mitrovicas, që nuk e kishin shumë të vështirë, ndërsa gjilanasit ishin të pafuqishëm për të bërë më shumë. Rezultati pas 30 minutash ishte 46:81. Dhjetë minutat e fundit ishin formalë me fituesin që tashmë ishte vendosur dhe Trepça triumfon me rezultat 57:117.

Te Drita u dalluan Isaiah Jonnson me 13 pikë e 12 kërcime dhe Qëndrim Demi me 19 pikë, kurse te Trepça u dalluan Corbin Collins me 14 pikë, dhjetë kërcime e shtatë asistime, Drilon Hajrizi me 16 pikë e dhjetë asistime, Andrew Gordon me 13 pikë e 11 kërcime dhe Samir Zekiqi me 19 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat