Belegu me mesazh të qartë për luftimin e Covid-19

Basketboll

Belegu me mesazh të qartë për luftimin e Covid-19

Nga: K. Goca Më: 23 janar 2022 Në ora: 17:18
Belegu me mesazh të qartë për luftimin e Covid-19

Ish kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu, është i shqetësuar (si gjithë globi) me situatën që po kalon vendi për nga rritja rekorde e numrit të të infektuarve me Covid 19.

Ai kërkon që secili qytetarë t’i respektojë masat dhe të vaksinohet, ndryshe të ndëshkohet rëndë qoftë gastronomi apo institucioni që nuk i përmbahet masave sipas protokollit!  

Belegu kërkon që stadiumet dhe palestrat sportive të hapen menjëherë dhe të shërbejnë vetëm për persona të vaksinuar. 

“Një këshillë për Qeverinë e Kosovës për luftimin e Covid-19: 
- Të largohen të gjitha masat, por: 

- Të implementohet strikt rregulli- shërbimi vetëm për personat e vaksinuar;
- Transporti publik, gastronomia, klubet e natës, palestrat dhe stadiumet, shërbimet publike, shkollat dhe fakultetet, si dhe të gjitha institucionet dhe bizneset të hapen menjëherë dhe të shërbejnë vetëm personat e vaksinuar;

- Cilido biznes që nuk bënë verifikimin e klientëve nëse janë të vaksinuar të dënohet rëndë apo të mbyllet tërësisht për një kohë;

Vaksina ka mjaftë, nëse dikush nuk dëshiron të vaksinohet dhe dëshiron të rrezikojë  vetveten dhe të tjerët, duhet ti ndalohet prania në ambiente ku qëndrojnë njerëzit e ndërgjegjshëm që zbatojnë rekomandimet e OSHB-së dhe Qeverisë!

Këtë tash e bën e tëre bota, andaj Qeveria e Kosovës nuk ka çka me shpik! Vetëm duhet guxim e vendosmëri për zbatim dhe kontroll të masave.

Nuk ka nevojë kot të angazhoj inspektorë e policë për zbatimin e orës policore e ndaljes së muzikave por t'i detyroj institucionet dhe gastronomet në verifikimin e hyrjes vetëm për personat e vaksinuar (që sot askush nuk e zbaton)!
Asnjë masë tjetër nuk është e nevojshme!”,
ka shkruar Belegu në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat