Fitore e rëndësishme e prishtinasve ndaj prizrenasve

Basketboll

Fitore e rëndësishme e prishtinasve ndaj prizrenasve

Më: 23 janar 2022 Në ora: 19:30
Fitore e rëndësishme e prishtinasve ndaj prizrenasve

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në udhëtim me rezultat 62:81 (20:24, 17:17, 18:18, 7:21), në kuadër të javës së 17-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte mjaft i baraspeshuar, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej në epërsi, duke e bërë ndeshjen e barabartë, por me pesë pikë në fund, Prishtina e fitoi këtë pjesë 20:24. Edhe periudha e dytë ishte tërësisht e barabartë, që përfundoi 17:17, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 37:41, ku u veçua Alban Veseli me 16 pikë, duke qenë i saktë në tetë tentime.

Edhe perioda e tretë ishte tërësisht e barabartë në Prizren, pa arritur shkëputjen e madhe dhe përfundoi 18:18, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 55:59. Dallimi i madh dhe vendimtar u bë në dhjetë minutat e fundit. Në këtë pjesë shkëlqyen prishtinasit, duke qenë efikas në sulm dhe me mbrojtje të mirë, triumfuan me rezultat 62:81.

Te Bashkimi u dalluan Alban Veseli me 19 pikë e dhjetë kërcime dhe Valon Bunjaku me 17 pikë, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Dachon Burke me 18 pikë e gjashtë kërcime dhe Jetmir Zeqiri me 19 pikë dhe shtatë kërcime.

Bashkimi ka tetë fitore e nëntë humbje, kurse Sigal Prishtina ka nëntë fitore dhe tetë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat