Lavdia e KB Universitetit dhe si Belegu ishte penguar nga politika serbe!

Basketboll

Lavdia e KB Universitetit dhe si Belegu ishte penguar nga politika serbe!

Nga: Kemajl Goca Më: 23 janar 2022 Në ora: 19:37
Erolld Belegu

Universiteti i Prishtinës, është ekipi i parë pas luftës që është paraqitur në ligën ndërkombëtare (Trocal League) në basketboll (femrat) përkatësisht në edicionin 2003-2004.

Liga përbëhej nga ekipet kroate, sllovene, boshnjake, austriake dhe Universiteti nga Kosova.

Universiteti në radhët e veta ka pasur basketbolliste nga Kroacia, por edhe me vendore tregonte forcën, siç ishin në atëkohë kapitenja Elvira Dushku, Doruntina Vuniqi, Teuta Abdullahu, Kimete Haliti, etj.  

Image

KB Universiteti 2003-2004

Një edicion që i la pa fjalë të gjithë në Trocal League! Universiteti shkëlqente, 15 fitore e 5 humbje në pjesën e rregullt të kampionatit, por në Final Four përkatësisht në gjysmëfinale mposhtet (81:64) nga Shibeniku dhe për vend të tretë mundet (87:81) nga Croatia 2006.

Universiteti, për një kohe të shkurtër shënoi rezultate spektakolare, këto rezultate u bën halë në sy për disa dhe filluan edhe pengesat me prapavijë politike.  E veçanta e asaj kohe, pasi u morën vesh që Erolld Belegu të jetë drejtor i marketingut të Trocal League, të quhet ajo ProCredit, ndodhi e papritura dhe vijnë pengesat politike me dirigjim të politikës serbe. 
Kushti ka qenë primitiv i Federatës së Basketbollit të Serbisë: “Largojeni Universitetin, ne marrim pjesë me dy ekipe”! 

Organizatorët ranë pre e këtij kushtit primitiv dhe politikisht e larguan Universitetin nga liga vetëm pse ishte klub nga Republika e Kosovës! Universiteti dhe Belegu u penguan nga politika e çoroditur serbe, duke i ndalur rezultatet fantastike të vashave tona.  Belegu ka qenë anëtar i kryesisë në Universitet në edicionin 2003-2004.

Çfarë ngjau me Universitetin pas largimit nga Trocal League? U larguan të gjithë dhe klubi mbetet në një situatë kaotike! Belegu së bashku me Arben Polloshkën morën klubin për edicionin 2004-2005, duke mos lejuar që të vijë në një situatë të pazakontë pas largimit nga Trocal League.

Belegu emërohet drejtor e Polloshka kryetar, ndërsa Jeton Nixha trajner, duke vazhduar lavdinë me super rezultate në basketbollin e Kosovës. Universiteti është simbol i basketbollit të Kosovës, sot me emrin Prishtina.

Renditja 2003-2004

1. Gospiç (Kroacia)    20    18    2    1590:1338        38
2. Shibenik Jolly JBS (Kroacia)    20    17    3    1540:1266    37
3. Universiteti (Kosova)    20    15    5    1429:1350        35
4. Croatia 2006 (Kroacia)    20    14    6    1364:1251    34
5. Merkur Celje (Sllovenia)    20    12    8    1383:1276    32    
6. Zhelezniçari (Bosnja)    20    11    9    1455:1455        31
7. Postaja Center (Sllovenia)     20    6    14    1136:1486    26
8. Trocal Jedinstvo (Bosnja)    20    6    14    1238:1448    26
9. Jezhica (Sllovenia)    20    4    16    1145:1267    24
10. Gustino Powers (Austria)    20    4    16    1129:1297    24
11. Troglav Livno (Bosnja)    20    1    19    683:851    21

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat