Davis në pikëpyetje për ndeshjen e nesërme ndaj Miami Heat

Basketboll

Davis në pikëpyetje për ndeshjen e nesërme ndaj Miami Heat

Më: 23 janar 2022 Në ora: 21:50
Anthony Davis

Los Angeles Lakers kanë marrë lajme të mira lidhur me Anthony Davis.

Qendra amerikane pësoi një lëndim javë më parë dhe që atëherë është jashtë parketeve të NBA.

Basketbollisti ka filluar të stërvitet së fundmi dhe pritet të kthehet jashtë çdo parashikimi – pra, shumë më herët.

Sipas raportimeve të fundit nga ShBA, Anthony Davis, i lënduar në gjurin e majtë, ka progresuar në status “në pikëpyetje” për ndeshjen e nesërme.

Kjo nënkupton që AD do të vlerësohet ndeshje pas ndeshje për situatën e tij.

Tifozët dhe trajneri nuk prisnin ta shihnin në parket për një periudhë shumë më të gjatë. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat