Rahoveci përforcohet me qendrën amerikane

Basketboll

Rahoveci përforcohet me qendrën amerikane

Nga: K.G. Më: 25 janar 2022 Në ora: 22:18
Rahoveci përforcohet me qendrën amerikane

Rahoveci përforcohet me qendrën amerikane, Jervon Pressley. Klub i i basketbollit Rahoveci mëton rezultate sa më të mira në vazhdim të kampionatit. 

“Jervon Pressley është i gjatë 203 cm dhe luan në pozitën 4/5, ku së fundmi është paraqitur te skuadra elitare Argjentinase “Union de Sante Fe”.

Qendra amerikane vjen te skuadra jonë pas eksperiencave në kampionate elitare në shumë vende të botës duke luajtur në kampionate elitare të Sllovakisë,  Finlandës, Ukrainës, Bosnjës, Izraelit, Argjentinës si dhe pati paraqitje në ligën Gjermane Pro A.

Pressley te skuadra jonë vjen për të shtuar cilësi në trapez ku me eksperiencën e tij të jashtëzakonshme presim të kontribuojë për të ri ngritur skuadrën tonë drejtë sukseseve”, njofton KB Rahoveci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat