Statistikat pas xhiros së 17-të të Superligës

Basketboll

Statistikat pas xhiros së 17-të të Superligës

Më: 26 janar 2022 Në ora: 13:05
Statistikat pas xhiros së 17-të të Superligës

Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 17-të e Art Motion Superligës në basketboll.

Skuadra me efektshmërinë (indeksin) më të lartë është Trepça me 1810 në 17 ndeshje, kurse në vendin e dytë është Sigal Prishtina me 1782.

Sa i përket pikëve, mesataren më të lartë e ka Prizreni 16 me 95.08 pikë për ndeshje. Në vendin e dytë është Peja me 91.38 dhe Sigal Prishtina me 89.24.

Mitrovicasit prijnë edhe me kërcime për ndeshje, me mesatare prej 42.71, kurse Prizreni 16 renditet i dyti me 42.67, ndërsa Golden Eagle Ylli ka 42.15 për ndeshje.

Ndërkohë, sa i përket asistimeve, Sigal Prishtina është në vendin e parë me 23.35 për ndeshje, Peja e dyta me 23.15 për ndeshje dhe Prizreni 16 me 22.33.

Ylli prin në topat e vjedhur për ndeshje, me mesatare prej 9.15 për ndeshje, duke u pasuar nga Drita me 9.06 dhe Sigal Prishtina me 8.94.

Trepça është lidere edhe me bllokada, me 3.53 për ndeshje, Rahoveci me 2.92 dhe Prizreni 16 me 2.67.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat