Paralajmëron largimin në fund të sezonit

Basketboll

Paralajmëron largimin në fund të sezonit

Më: 27 janar 2022 Në ora: 12:19
Paralajmëron largimin në fund të sezonit

I ardhur te Brooklyn Nets një vit më parë me shumë bujë (nga Houston) me shpresën për të fituar titullin kampion në NBA, basketbollisti James Harden, që njihet me nofkën “mjekra”, ka mbetur i zhgënjyer nga kjo eksperiencë.

Dy humbjet e fundit në shtëpi kanë rikthyer pakënaqësitë te Harden, që mendon largimin nga Nets në fund të këtij sezoni.

“Të gjithë në skuadër jemi të zhgënjyer nga rezultatet. I dimë aftësitë tona, por për arsye të ndryshme si dëmtimet, Covid-19 etj., nuk arrijmë të fitojmë dhe të jemi aty ku dëshirojmë. Kjo është zhgënjyese, pasi nuk jemi mirë as fizikisht. E ardhmja ime? Flisni me agjentin tim. Unë dua të fitoj dhe për këtë erdha këty, kaq”, u shpreh James Harden.

Pavarësisht zërave për një largim të mundshëm, drejtuesit e Brooklyn Nets kanë bërë me dije se lojtari nuk do të lëvizë deri në fund të këtij sezoni. Harden refuzoi të shtyjë kontratën verën e kaluar, por mund ta bëjë këtë gjë verën e ardhshme.

Te Brooklyn aktualisht nuk po luan Kevin Durant i dëmtuar, ndërsa Irving aktivizohet vetëm në ndeshjet jashtë fushe (i pavaksinuar).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat