Sirko shkëlqen në derbi, MVP i xhiros 9

Basketboll

Sirko shkëlqen në derbi, MVP i xhiros 9

Më: 28 janar 2022 Në ora: 11:57
Sirko shkëlqen në derbi, MVP i xhiros 9

Java e nëntë ka dhuruar ndeshje shumë interesante në Ligën Unike.

Derbi u zhvillua mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit, që përfundoi me fitoren e Yllit 87:90, edhe pse ishte duke humbur me 16 pikë dallim. Në çerekun e fundit shkëlqeu Henrik Sirko, me treshet e sakta të tij, ndërsa ndeshjen ndaj ish-skuadrës së tij e mbylli me 24 pikë, 11 kërcime, katër asistime, tre topa të vjedhur dhe një bllokadë.

Ndeshja fantastike zhvilloi edhe Gëzim Morina. Ai ndaj Pejës kishte 22 pikë, tetë kërcime, pesë asistime dhe një bllokadë. Së bashku me Sirkon ishin kyç në fitoren ndaj pejanëve.

Courtney Fells zhvilloi edhe një lojë shumë të mirë, duke ndihmuar Prizrenin 16 të shënojë fitore ndaj Tiranës me rezultat 107:89. Fells e mbylli ndeshjen me 33 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asistime.

Teuta shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Rahovecit me rezultat 83:80, ku u dallua Tamas Bruce i Teutës me 20 pikë e 15 kërcime, si dhe tri asistime.

Vllaznia e Shkodrës regjistroi fitoren e dytë në këtë edicion, duke mundur Kamza Basket me shifrat 85:79, ndërsa lojtari më i dalluar te shkodranët ishte Matthew Butler me 22 pikë, tetë kërcime dhe tetë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat