Derbi mes Bashkimit dhe Penzës

Basketboll

Derbi mes Bashkimit dhe Penzës

Më: 28 janar 2022 Në ora: 15:26
Derbi mes Bashkimit dhe Penzës

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 13-të në Superligën e Femrave.

Derbi do të zhvillohet mes Bashkimit dhe Penzës, të shtunën dhe transmetohet në Art Motion e Kujtesa.

Ndeshja do të zhvillohet në Rahovec, pasi palestra në Prizren është shumë e ftohtë dhe klubet prizrenase ndeshjet si vendas po i zhvillojnë në qytetet tjera. Vashat prizrenase tetë fitore e katër humbje, kurse ato pejane kanë dhjetë fitore e dy humbje. Në këtë edicion të elitës, në dy ndeshje, fitore ka shënuar skuadra kampione (Penza) me rezultat 63:84 dhe 77:68. Sidoqoftë, skuadra prizrenase ka bërë disa përforcime dhe pritet ndeshje interesante.

Të shtunën zhvillohet edhe ndeshja tjetër mes Trepçës dhe Kastriotit. Vashat mitrovicase kanë tri fitore e nëntë humbje, ndërsa ato ferizajase kanë pësuar 12 humbje në po aq ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa fitore.

Ndërkohë, skuadra e vetme pa humbje në elitë, Prishtina me 12 fitore në 12 ndeshje, do të jetë mysafire e Vëllaznimit, ndërkohë që skuadra kuqezi ka tri fitore e nëntë humbje.

Superliga e Femrave - Java 13

E shtunë

14:00 Trepça - Kastrioti

16:00 Bashkimi - Penza

E diel

13:00 Vëllaznimi - Prishtina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat