Vëllaznimi mbetet lider pa humbje, Prishtina e Re mund Vushtrrinë

Basketboll

Vëllaznimi mbetet lider pa humbje, Prishtina e Re mund Vushtrrinë

Më: 28 janar 2022 Në ora: 23:37
Vëllaznimi mbetet lider pa humbje, Prishtina e Re mund Vushtrrinë

Vëllaznimi ka regjistruar fitoren e 11-të në 11 ndeshje, duke qenë skuadra e vetme në Ligën e Parë të meshkujve që nuk di për humbje. Skuadra kuqezi ka shënuar fitore ndaj Marigona Hill Prishtinës me rezultat 90:82.

Skuadra nga Gjakova siguroi fitoren në pjesën e dytë, pasi e para përfundoi 47:47. Ndërkohë, prishtinasit kanë tri fitore e tetë humbje.

Në sfidën shumë interesante ndërmjet Vushtrrisë dhe Prishtinës së Re, fitore shënoi skuadra kryeqytetase me rezultat 70:86. Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për skuadrën prishtinase, pasi tashmë të dy skuadrat kanë nga shtatë fitore dhe katër humbje.

Fitore shumë të rëndësishme ka shënuar Istogu, duke mundur Dardanët me shifrat 80:68. Istogasit kanë shtatë fitore dhe katër humbje, ndërsa e kundërta është me Dardanët, që kanë katër fitore e shtatë humbje.

Ndërkohë, Borea ka mundur AS Prishtinën me rezultat 60:94. Pejanët kanë gjashtë fitore dhe pesë humbje, kurse prishtinasit pesë fitore e gjashtë humbje.

New Basket ka shënuar fitore të pritur ndaj Feronikelit me shifrat 119:83. Prizrenasit kanë pesë fitore e gjashtë humbje, kurse skuadra nga Drenasi 11 humbje në 11 ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në këtë rang garash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat