Brooklyn rikthehet te fitorja

Basketboll

Brooklyn rikthehet te fitorja

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 12:25
Brooklyn rikthehet te fitorja

Pas 11 humbjesh skuadra e Brooklyn rikthehet te fitorja, duke mundur 109-85 Sacramento, duke qëndruar në vendin e tetë në Lindje, i fundit që të çon në play off. Ndeshje e dominuar nga Nets, ku u dallua i sapoardhuri Seth Curry, autor i 23 pikëve, mbështetur nga Brown e Aldridge me nga 19 pikë secili.

Humbet edhe skuadra kampione e Milwaukee, që në fushën e saj u mund 122-107 nga Portland. Të gjithë titullarët e Portland realizuan mbi 10 pikë (Simons me 31 pikë më i miri), ndërkohë që te Bucks u ndje shumë mungesa e Antetokounmpo. Clippers fituan 119-104 ndaj Golden State, ndeshje ku diferencën e bëri Mann me 25 pikë.

Për Warriors u dallua Stephen Curry me 33 pikë, por që mbetën për statistikë. Chicago, falë 40 pikëve të DeRozan, fitoi 120-109 ndaj San Antonio, duke iu bashkuar Miami në krye të renditjes në Lindje. Pa probleme fiton Utah Jazz, që mposhti 135-101 ndaj Houston, sfidë ku u dallua Mitchell, autor i 30 pikëve.

NBA – Rezultatet e sotme

Washington – Detroit, 103-94

Brooklyn – Sacramento, 109-85

New York – Oklahoma, 123-127

Chicago – San Antonio, 120-109

Milwaukee – Portland, 107-122

New Orleans – Toronto, 120-90

Denver – Orlando, 121-111

Utah Jazz – Houston, 135-101

Clippers – Golden State, 119-104

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat