LeBron James shkruan historinë

Basketboll

LeBron James shkruan historinë

Më: 20 mars 2022 Në ora: 12:28
LeBron James shkruan historinë

Kampionët e Milwaukee u mundën sot 138-119 nga Minnesota, në një ndeshje të dominuar nga skuadra vendase. Mungesa e Antetokounmpo u ndie te Bucks, ndërsa për Minnesota u dalluan Towns e Edwards me nga 25 pikë secili.

Humbet edhe skuadra e Lakers, që u mund 127-119 nga Washington. LeBron James realizoi 38 pikë e 10 rebound, por që mbetën vetëm për statistikë. Për vendasit, 54 pikë erdhën nga lojtarët e stolit (Porzingis 27 pikë më i miri).

LeBron James bëhet basketbollisti i dytë me më shumë pikë të realizuara në historinë e NBA-së, me 36.929 pikë. Ai kaloi legjendën Karl Malone (një pikë më pak) dhe përpara tij është vetëm Kareem Abdul-Jabbar (38.387 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Minnesota – Milwaukee, 138-119

Charlotte – Dallas, 129-108

Cleveland – Detroit, 113-109

Washington – Lakers, 127-119

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat