Një ndeshje që nuk harrohet! Vuniqi: Tahiri, Breca e Kajtazi, u rrahën nga pushtuesi serb 

Basketboll

Një ndeshje që nuk harrohet! Vuniqi: Tahiri, Breca e Kajtazi, u rrahën nga pushtuesi serb 

Nga: K. G. Më: 5 maj 2022 Në ora: 16:36
Blerim Vuniqi e Osman Breca

Në vitet e 90-ta (1991 – 1999), të jesh sportist ka qenë njësoj si të jesh një luftëtar dhe në vijë të frontit në përballje me pushtuesin serb. 

Sot e 27 vitet (me 5 maj, 1995) shpesh kujtohet rasti i rëndë në sallën e sporteve të shkollës fillore “Ibrahim Pervizi” në Vaganicë, ku me qindra milicë të pushtuesi serb rrethuan tërë objektin dhe sulmuan sportistët përkatësisht zyrtarët e klubit të basketbollit Trepça dhe ata të Prishtinës.

Ndeshja nuk u lejua që të zhvillohet në kuadër të Kampionatit të pavarur të Kosovës, milicia serbe rrahu anëtarin e kryesisë së FBK, nënkryetari i KB Trepça dhe donatori kryesor asokohe Mehmet Tahiri, zyrtarët e KB Prishtina: Osman Brecën e Veton Kajtazin. 

Image

Blerim Vuniqi, i dyti në këmbë në të djathtë, Veton Kajtazi i pari në të djathtë dhe Osman Breca, i pari ulur në të majtë

“Aty u rrahën edhe Osman Breca dhe i ndjeri Veton Kajtazi.

Po flas si dëshmitar okular se vet kam qenë lojtar në atë kohë i Prishtinës", tregon Blerim Vuniqi, ish basketbollist.

Image

Blerim Vuniqi, i dyri në të majtë me KB Rabotniçkin e Shkupit 

Tahiri mori përsipër organizimin, u rrah dhe u mbajt disa kohë në burg për shkak të kësaj ndeshje. 

Kjo ndeshja përmendet shumë herë për dhunën që kanë përjetuar sportistët nga regjimi serb. 

Një ndeshje që nuk harrohet, sidomos dhuna e shfrenuar e regjimit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat