Gjithçka gati

Basketboll

Gjithçka gati

Më: 6 maj 2022 Në ora: 18:08
Gjithçka gati

Federata e Basketbollit e Kosovës, më 07 maj në fushën në Marigona Residence organizon Turneun Selektiv në 3x3.

Ndeshjet fillojnë në ora 11:00 dhe pritet të përfundojnë në ora 18:00. Ekipet e kanë obligative paraqitjen në ora 10:00.

Federata e Basketbollit konfirmon se nga lojtarët pjesëmarrës në këtë turne do të bëhet edhe përzgjedhja e përbërjes së ekipit kombëtar të Kosovës që do të garojë në kualifikime për FIBA Europe Cup, që zhvillohen në Qipro, në fundjavën e parë të qershorit.

Federata e Basketbollit dëshiron të sqarojë që tek konkurrenca e meshkujve, është vendosur që në turne të garojnë vetëm 12 ekipet më të mira në Kosovë.

Ekipet garuese në konkurrencën e meshkujve janë (sipas rangimit):

GRAPELAND, 3x3 Prishtina, Depertejshen, FC Mahalla, Prishtina_01, ALPHA Team, Team 04, COURT RULERS, Ekipa zez, MINERS, Akili, prishtina re.

Rangimi i ekipeve nuk bëhet nga FBK, por nga FIBA, gjegjësisht nga pikët që secili lojtar ka në rang-listën e FIBA-s, që përditësohet në baza mujore.

Kjo ka qenë një nga arsyet themelore pse vazhdimisht kërkojmë nga të gjithë lojtarët e basketbollit 3x3 që të kenë profile të konfirmuara në platformën e FIBA-s dhe të mbledhin pikë nga secila garë ku ata marrin pjesë.

Kjo është edhe arsyeja kryesore pse edhe sivjet, kushtin themelor për të përkrahur një turne të 3x3 të organizuar nga promotorët privatë, e kemi që ai turne të jetë FIBA Endorsed.

Sivjet do të ketë më shumë turne të 3x3 në Kosovë sesa vitin e kaluar, edhe për shkak se masat pandemike janë liruar edhe për shkak se promotorët tashmë tradicionalë të 3x3 janë më të mobilizuar.

Ky është rast lojtarët të fitojnë më shumë pikë në rang-listën botërore dhe Kosova në ngritet në këtë rang-listë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat