Philadelphia fitoi ndaj Miamit

Basketboll

Philadelphia fitoi ndaj Miamit

Më: 7 maj 2022 Në ora: 12:29
Philadelphia fitoi ndaj Miamit

Philadelphia fitoi sot 99-79 ndaj Miami në gjysmëfinalen e tretë play off në Konferencën e Lindjes, duke rihapur garën për një vend në finale.

Rikthimi i Joel Embiid (18 pikë e 11 rebound) në fushë solli edhe fitoren te Philadelphia, ku u dalluan edhe Green e Maxey me nga 21 pikë secili. Për Miami shkëlqeu Butler me 33 pikë, por që mbetën për statistikë.

Në Perëndim, ekipi i Dallas Mavericks mposhti 103-94 Phoenix, në një ndeshje me rivalitet shumicën e kohës. Edhe pse të gjithë titullarët e Phoenix realizuan mbi 10 pikë, kjo s’mjaftoi për të fituar. Për Dallas u dalluan Bronson me 28 pikë e Doncic me 26 pikë e 13 rebound, duke bërë diferencën në parket. Tashmë Phoenix udhëheq 2-1 serinë e ndeshjeve.

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off

Miami – Philadelphia, 79-99 (2-1)

Boston – Milwaukee, (1-1)

Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale play off

Phoenix – Dallas, 94-103 (2-1)

Memphis – Golden State, (1-1)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat