Vllaznia eliminon Tiranën, sfidon Teutën në finalet play off

Basketboll

Vllaznia eliminon Tiranën, sfidon Teutën në finalet play off

Më: 7 maj 2022 Në ora: 20:48
Vllaznia eliminon Tiranën, sfidon Teutën në finalet play off

Teuta dhe Vllaznia janë dy skuadrat finaliste të play off-it në basketboll për meshkuj, të kualifikuara sot pas përfundimit të takimeve të dyta gjysmëfinale.

Teuta do të ketë kështu mundësi të mbrojë titullin kampion, teksa përballë ka skuadrën shkodrane, surpriza e këtij play off-i.

Kualifikimi i Teutës ishte i lehtë, me durrsakët që fituan pa probleme 119-66 ndaj Kamzës në shtëpinë e kësaj të fundit. Ndeshje në sens unik, komanduar nga durrsakët, ku 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Më të mirët ishin amerikanët Core me 22 pikë e Beish me 21 pikë, që bënë diferencën në parket.

Befason Vllaznia, që pasi mundi Tiranën në kryeqytet pak ditë më parë triumfoi edhe sot, në gjysmëfinalen e dytë të luajtur në Shkodër. Ndeshje me rivalitet dhe emocione përgjatë gjithë kohës, me bardheblutë që udhëhoqën 35-31 në përfundim të pjesës së parë.

Gjithsesi, në çerekun e tretë vjen përmbysja e Vllaznisë, ku u dallua Butler me 21 pikë e 10 rebound, më i miri në fushë për vendasit, mbështetur edhe nga Dobbs me 16 pikë. Për Tiranën u dallua Hysa me 21 pikë, por që mbetën për statistikë. Tirana, fituese e Kupës, del kështu nga gara për titull.

Gjysmëfinale-Play off

Nd.1, Teuta – Kamza Basket, 98-78

Nd.1, Tirana – Vllaznia, 71-74

Nd.2, Kamza Basket – Teuta, 66-119

Nd.2, Vllaznia – Tirana, 71-69

*Vllaznia e Teuta fitojnë 2-0 serinë e gjysmëfinaleve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat