“Ekipa e Zezë” dhe “Deja Vu” fitojnë në turneun selektiv në 3x3

Basketboll

“Ekipa e Zezë” dhe “Deja Vu” fitojnë në turneun selektiv në 3x3

Më: 7 maj 2022 Në ora: 22:11
“Ekipa e Zezë” dhe “Deja Vu” fitojnë në turneun selektiv në 3x3

Të shtunën është zhvilluar turneu selektiv në 3x3, i organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës. Turneu ka qenë gjatë gjithë ditës së shtunë, ku në fund janë shpallur fituesit në të dyja konkurrencat.

Te meshkujt, 11 ekipe janë ndarë në katër grupe, me nga tri skuadra, një me dy, kurse më pas janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalja e madhe.

Ndeshjet në Margiona Rezidencë kanë qenë interesante, me aksione të bukura, ndërsa është ndjekur nga një numër i kënaqshëm i tifozëve, që kanë pasur mundësi të shohin sfida interesante në 3x3.

Pas shumë përballjeve interesante, është zhvilluar finalja e madhe mes “Ekipa e Zezë” dhe Grapleand, ku “Ekipi i Zezë” shënoi fitore 15:11. Për ekipin fitues janë paraqitur Edmond Kryeziu, Rron Dahsyla, Arian Balluku dhe Idol Palushi. Medaljet i kanë ndarë Radmir Turner, Zyrtare e FIBA Evropës, Florian Pasuqet, Zyrtar i FIBA-s, Aurelie Videot dhe Teuta Abdullahu, Anëtare e Bordit të FBK-së, kurse Kupën fituesit ia kanë dorëzuar Leart Hoxha, koordinator i 3x3 dhe Artina Hasani, Menaxhere e Eventeve dhe Basketbollit 3x3 në FBK.

Te femrat është zhvilluar finalja ndërmjet “Deja Vu” dhe “Masterpices”, ku ekipi i “Deja Vu” kanë shënuar fitore me rezultat 19:12. Për ekipin fitues janë paraqitur: Arbnore Përquku, Marigona Rushiti, Saranda Daci dhe Melita Luci. Medaljet i kanë ndarë Florian Pasquet, Aurelio Vido, Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së dhe Radmila Turner. Kupën ekipit fitues ia ka dorëzuar, Leart Hoxha, koordinator i 3x3.

Federata e Basketbollit e Kosovës ka të drejtë të nominojë deri në 6 lojtarë për ekipin kombëtar për kualifikimet për FIBA Europe Cup, kurse nga ata 6 lojtarë që nominohen në FIBA, 4 do të selektohen për të përfaqësuar Kosovën.

Lojtarët do të selektohen nga ekipet më të dalluara të Turneun Selektiv, kurse selektimi dhe nominimi do të bëhen javën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat